Luizit nuk do t’i pëlqejë aspak, Mario dhe Joni reagojnë për herë të parë pas prishjes së miqësisë

“Unë me Marion dhe Jonin kam ndenjur shumë bashkë. Para se të hyja në BBVIP, kisha 2 vite pa folur me ta. Ishim shkëputur.”, ishte ky komenti i Luiz Ejllit për 2 miqtë e tij që e surprizuan edhe në BBV. Kaq ka mjaftuar që shoqëria mes tyre të përfundojë njëherë e mirë.

Mario dhe Joni s’kishin bërë asnjë reagim, deri më sot. Dy djemtë janë takuar me njëri-tjetrin dhe krahas një fotoje ku shfaqen duke trokitur gotat teksa konsumojnë alkool, shkruajnë:

“E lagu… s’e lagu. KQR?”

Me këtë fjali, duket se djemtë nënkuptojnë se s’i bëhet fare vonë për situatën e ndodhur me Luizin.


Shtuar 1.06.2023 12:23