Pas leximit të zarfit për sekretet e banorëve, më i rëndi ishte ai i Luizit, i cili tha se ka tentuar vetëvrasjen.
Pikërisht, sekreti i tij prodhoi debat mes banorëve, pasi Olta tha se e dyshon një gjë të tillë dhe sipas saj, ai e ka thënë për t’u viktimizuar. Ajo shtoi se edhe nëse do e kishte vetë atë sekretin, nuk do e rrëfente sepse është i rëndë.
Nita u shpreh se reagimi i saj është shumë i shëmtuar dhe komenti i saj për viktimizimin është shumë i gabuar në këtë moment.
Kristi nga ana tjetër u shpreh se fjala “viktimizim” përdoret shpesh në këtë shtëpi. Ndërsa Gerti tha se ajo është viktimizuar dhe jo Luizi. Ai mori rastin e Maestros, që sipas tij, kur Olta e përshëndet te kamera, e bën kot, sa për t’i treguar publikut që ajo e ka dashur Armaldon në shtëpi.