Efi përballet me situatën e sikletshme gjatë reklamave, Luizi i vjen në ndihmë (FOTO LAJM)

Pas debateve të shumta, përballjeve dhe sulmeve ndaj njëri-tjetrit, nuk janë të pakta as situatat që banorët përballen gjatë publicitetit.

Sot ka qenë Efi ajo e cila është përballur me një incident. Banorja ka patur një problem me aksesorët e saj për të cilin ka kërkuar ndihmë nga Kiara, por ndihmën e parë e ka marrë nga Luizi.

Ky i fundit është angazhuar deri në fund që Efi të dukej perfekt në detaje. Momente këto të vogla, por që tregojnë mjaft për marrëdhënien mjaft të përfolur e plot tensione ms Efit e Luizit./albeu.com/


Shtuar 11.04.2023 23:08