Luizi i shfaq këngën e dedikuar për të, Kiara: Të dua, s’të ndahem më kurrë (VIDEO)

Me rastin e festës së “Shën Valentinit”, Luizi kërkoi nga Vëllai i Madh që t’i bëjë një surprizë Kiarës. Gjatë këtyre ditëve ai shkroi një këngë për të, duke shpalosur dhe shprehur të gjitha ndjenjat që ka për Kiarën.

Kënga e Luizit, “Me ty” është e publikuar disa orë më parë dhe ka arritur më shumë se 1 milion klikime.

Luizi ia këndoi këngën Kiarës, ndërsa kjo e fundit u përlot nga emocionet.

Kiara i tha Luizit “Të dua” dhe ky i fundit i dhuroi asaj një byzylyk.

“Jo të lumtur që më ke bërë, por unë s’të ndahem më kurrë”, i thotë Kiara Luizit mes emocionesh.


Shtuar 14.02.2023 23:53