Luizi dhe Kiara drejt ndarjes? Deklarata e Kristit trondit rrjetin (VIDEO)

Krist Aliaj ka dhënë mendimin e tij për marrëdhënien mes Luizit dhe Kiarës tek rubrika “Mos i bjer me top”, nën moderimin e Ronaldo Sharkës dhe Erjola Docit.

Edhe pse kënga e re e Luizit duket si dedikim për Kiarën, Kristi shprehet se Luizin pas daljes së “Big Brother” e shikon shumë të stresuar, të paqartë dhe me dyshime, ku thekson se pasioni mes çiftit sa vjen dhe po zbehet.

Erjola Doci: Si e sheh Luizin pas daljes së “Big Brother”?

Krist Aliaj: Luizin e shikoj pak të stresuar, të paqartë dhe me dyshime për shumë gjëra, por shpresoj t’i përballojë të gjitha?

Erjola Doci: Po të dashuruar e sheh?

Krist Aliaj: Logjikisht pas 5 muajsh që je aty brenda, pasioni fillestar, ai po mbaron dhe po zbehet, dhe duket.

Erjola Doci: Pasioni mes çiftit po thua?

Krist Aliaj: Po, po, po zbehet. Duhet të kërkojnë mënyra të tjera ta mbajnë atë pasionin lart dhe të bëjnë projekte me njëri-tjetrin pse jo.

Ronaldo Sharka: Po ti ku e ke kuptuar për shembull?

Krist Aliaj: E kuptoj, e ndjej tek energjia e Luizit, ndihen ato gjëra. Ka disa gjëra që nuk shikohen, që janë intuitave dhe që unë i kuptoj shumë mirë.


Shtuar 4.06.2023 18:13