I ftuar në “Wake Up”, Ermal Mamaqi foli edhe për marrëdhënien që ai ka me Luiz Ejllin. Pas daljes së filmit “Në kuadër të dashurisë”, Ermali qe shprehur se Luizi ishte më i mirë si aktor sesa si këngëtar.
Ejlli i ktheu një përgjigje me ironi Ermalit në emisionin “Më lër të flas”, ku tha se ai eshtë më i mirë si shkrimtar sesa si humorist. Në vazhdim Luizi shprehej: “E mbaj mend kur ka qenë në Panairin e Librit, ka pas shkruar libër ky dhe duke pirë kafe, pashë njërin me librin e tij në dorë, duke e ndjekur me sy, u ul në trotuar, nxori librin dhe i grisi të gjitha fletët për të shitur gështenja”.
Ermal Mamaqi ka kthyer përgjigje sot në Wake Up se deri tek fakti që është shkrimtar më i mirë se humorist është dakord, vazhdimi i deklaratës së tij është një goditje poshtë brezit.
“Deri tek “Ermali është një shkrimtar më i mirë se humorist”, është ok, pastaj Luizi bëri një goditje poshtë brezit me këtë historinë që trilloi. Sigurisht ka diçka që e ka mërzitur, por ta keni atë që kam thënë unë për Luizin, ka qenë me të vërtetë e sinqertë. Pyetja ka qenë “a të pëlqeu Luizi si aktor” dhe thashë po më pëlqeu, jam i sinqertë, më pëlqeu më shumë si aktor sesa si këngëtar sepse nuk i kam ndjekur këngët e tij, por kjo gjë besoj se e ka prekur Luizin. Sinqerisht më vjen keq dhe le të lëmë 2 me 1 për Luizin dhe të mos vazhdojmë këtë histori”, u shpreh Mamaqi.