Luiz Ejlli dhe Kiara Tito nisin pushimet e radhës – zgjedhin Ibizan në Spanjë

Yjet e famshëm, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, duket se kanë nisur pushimet e tyre të radhës.

Si destinacion të këtyre pushimeve siç shihet kanë zgjedhur Ibizën në Spanjë, një vend i frekuentuar nga një pjesë e VIP-ave.

Kështu kanë njoftuar në rrjete sociale duke ndarë një video nga vendi i mrekullueshëm.

“Jam falënderuese për momente si këto”, ka qenë mbishkrimi i videos.

Ata tutje në postim kanë shkruar: “11.08 Ibiza”.

Të njëjtit mbase mund të jenë vetëm, pa vajzën e tyre Luna Mari, e cila erdhi në jetë në fund të muajit prill.

Dyshja, të cilët u njohën në Big Brother VIP Albania 2, tani gëzojnë një jetë të mirë e me përplot suksese.

Luizi nga ana tjetër po vazhdon të jetë aktiv me projekte muzikore e gjithashtu edhe me koncerte.


Shtuar 12.08.2024 11:45