“Lufta” për imazhin e tij, Luiz Ejllit i japin “goditjen” përfundimtare jashtë BBV

Të gjithë fansat e Luiz Ejllit dhe ndjekësit besnikë të “Big Brother VIP” vunë re diten e djeshme një ndryshim të papritur që ndodhi në rrjetin social Instagram të këngëtarit, profil i cili që me nisjen e reality show-t ka mbledhur më shumë se 600 mijë ndjekës. Kështu, ky profil ndryshoi emrin në Ina Ejlli, që është motra e Luizit, po ashtu edhe foton e profilit, ndërsa video-t dhe përmbajtja mbetën të njejta.

Pasi në këtë luftë për imazhin e këngëtarit secili dha versionin e tij, sot Instagramit të Luizit iu dha goditja përfundimtare.

Faqja e tij e Instagramit me më shumë se 600 mijë ndjekës nuk ekziston më. Luizit i është mbyllur llogaria. Nuk dihet nëse ky vendim është marrë nga motra dhe familjarët e tij, apo nga sulmet për t’i vjedhur profilin./albeu.com/