Vdekja misterioze e spanjollit në Divjakë, prej dy muajsh punonte në montimin e serrave

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vdekjen në rrethana misterioze të një shtetasi spanjoll në fshatin Karavasta të Divjakës.

Ka qenë shoku i dhomës, kolegu i tij Osvaldo Velasco 41 vjeç që e ka gjetur në tualetin e dhomës që ndanin të dy.

Sipas deklarimeve të para të shokut të tij të dhomës rezulton se 47-vjeçari është dëmtuar me mjet prerës gjatë kohës që ka qenë duke bërë dush.

Shoku i tij i dhomës është shoqëruar në komisariat për deklarime të mëtejshme.

47-vjeçari Francisko Servija prej rreth dy muajsh punonte në Karavasta për montimin e serrave diellore së bashku me shokun e tij, Osvaldo Velasco.

Sipas burimeve kohët e fundit, 47 vjeçari Francisko Cervilla ka shfaqur shenja depresioni për shkak të problemeve me familjen që e kishte ne Spanjë./albeu.com/