Luana Vjollcës i mungojnë pushimet, poston pozën “hot” me bikini

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca, para disa kohësh bëri disa pushime mjaft të bukura. Por duket se tani që është rikthyer në Shqipëri, i mungojnë sërish pushimet.

Ajo së fundmi ka publikuar në “Instastory” një pozë mjaft seksi, ku shfaqet me bikini të kuqe. Ajo ka vënë në pah linjat e saj trupore perfekte, që shumë ia kanë zili.

Bashkëngjitur me të Luana ka shkruar: “Më kthe prapa”, ku nuk ka munguar edhe data 5 prill 2020 kur është postuar për herë të parë ky imazh.

Nga ana tjetër , fansat presin rikthimin e saj në skenën muzikore apo ekranet televizive.


Shtuar 6.04.2021 09:51