Luana Vjollca nuk njeh kufi, bëhet pjesë e markës së famshme ndërkombëtare (FOTO LAJM)

Luana Vjollca është bërë pjesë e familjes së markës së famshme “Philipp Plein” dhe këtë e bëri të ditur nëpërmjet disa imazheve të publikuara në rrjetet e saj sociale.

E rrethuar nga një grup djemsh të veshur me kostume ajo modelon duke ekspozuar veshjet e ndryshme të markës luksoze, pamje të cilat i ka ndarë dhe gjigandi i modës.

Për një kohë të gjatë ajo ka qëndruar larg muzikës, për shkak të angazhimeve profesionale me emisionin “Shiko kush luan”. Këtë të fundit e përfundoi me sukses pak muaj më parë dhe tashmë fokusi kryesor i Luanës është muzika. Këngëtarja dhe moderatorja e njohur po bëhet gati për këngën e re dhe xhirimet kanë nisur.

Së bashku me ekipin e saj, bukuroshja u shfaq duke punuar buzë detit dhe mesa duket ajo ka gati projektin e ri muzikor. U zbulua po ashtu se pjesë e performancës do jenë dy balerinë të njohur dhe ky detaj ka nxitur dhe më shumë kureshtjen e fansave.

Shtuar 8.06.2021 09:06