Joshëse krah Besit, Xhensila Myrtezaj i “ve flakën” rrjetit (FOTO LAJM)

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj i ka surprizuar të gjithë me fotot e publikuara pak më parë në Instagram.

Ajo shfaqet me bikini dhe bien në sy linjat perfekte trupore të palestruara. Ndonëse është nënë e një vajze, Xhensila duket shumë “e nxehtë” dhe vëmendje tërheqin muskujt e barkut.

Këngëtarja nuk ka nguruar të ndajë edhe një foto me bashkëshortin, Besin, ku shfaqen shumë pasionantë duke u parë sy më sy.

“Lëre diellin të ndriçojë në shpirtin tënd”, ka shkruar Xhensila krahas fotove.


Shtuar 8.06.2021 09:18