Balerini Ilir Shaqiri ka reaguar për herë të parë pasi nuk u bë pjesë e jurisë së “Dancing With the stars” duke u zëvendësuar me koreografin e njohur Kledi Kadiu. Komenti i fituesit të edicionit të parë të “Big Brother VIP” vjen pasi Lori Hoxha tregoi publikisht se përse kishte zgjedhur Kledo Kadiun.
Mungesa e Shaqirit në këtë format ishte një surprizë për faktin se të gjithë prisnin të ishte pjesë pas fitores në “Big Brother VIP”. Megjithatë, përmes deklaratës së tij, balerini nënkupton se ka pasur një krisje, teksa shprehet se nuk është ndjerë i vlerësuar si artist.
Reagimi i plotë:
Nisur nga akuzat e pabazuara te disa portaleve lajmetare “informative” te cilat etiketojne tituj artikujsh pa kuptuar rendesine e fjaleve qe shkruajne, duke demtuar figuren dhe punen time, vendosa se ka ardhur momenti te sqaroj dicka per respekt të gjithë atyre qe kane vleresuar ne personin tim njeriun dhe artistin ne pikat e mia me te forta si KORREKTESIA dhe DISIPLINA, virtyte te cilat vijne si rrjedhoje e edukimit tim profesional ne nje kohe kur ne Shqiperi nuk ishin opsion ndersa sot keto virtyte kane marre nje vlere minimale te paimagjinueshme per njerezit dhe vendin ku jetojme.
Detyrim ndaj publikut tim, Ju them fare thjesht qe kam komunikuar vetem 2 here qe pas daljes sime nga BBV me produksionin e projektit “Dancing with the Stars” . E them me keqardhje kete pikerisht sepse kam qene dhe jam ndjere pjese e familjes “Top Media” per nje nga experiencat me te forta dhe bukura te jetes sic ishte BBV, gjithashtu dhe imazh i families aktuale “Digitalb”.
Komunikime te cilat per muaj me rradhe munguan totalisht deri ne 23 maj kur heren e pare kerkesa ime ndaj produksionit DëTS morì pergjigjen “JE I LIRE” ,duke mos lene shteg SHPRESE PER ASNJE EVENTUALE PRITJE TE METEJSHME ,dhe heren e dyte ne 29 korrik e tutje me iniciative te produksionit DëTS kur kerkesa e tyre per te qene pjese e DWTS si Kryetar Jurie morì gjithashtu nga ana ime pergjigjen “NUK JAM ME I LIRE” sepse vendimi im per te qene pjese e DWME pas 2 muaj pritje ishte tashme konkretizuar.
Thene kjo vendosa te ndjek ne Klan TV projektet e mia per sezonin televiziv te ardhshem .Artisti jeton fale konsiderates dhe vleresimit te pakushtezuar duke i ofruar vetvetes dhe publikut me te miren aty ku mendon se karriera e tij ka nje zhvillim performance . Fale zgjedhjeve dhe korrektesise sime professionale 30 vjecare kam jetuar dhe realizuar ate qe une jam sot ,si ne Shqiperi dhe Itali dhe duke pasur gjithmone ne gen parimet profesionale te familjes superartiste nga ku buroj.