Lori Hoxha sa e fshehtë për jetën private, është edhe e hapur dhe ndan herë pas here në Instagram copëza nga jeta familjare.
Trashëgimtarja e “Top Channel” na ka treguar se është tezja më e lumtur dhe na kënaq herë pas here me postime të nipërve të saj në rrjete sociale, teksa tregon vazhdimisht se është tepër e lidhur me dy djemtë e motrës së saj.
Madje, aq e lidhur sa çdo gëzim i tyre e bën të qajë nga lumturia! Kështu ka ndodhur edhe teksa Sara i lexonte çfarë i kishin shkruar London-it mësueset me mbarimin e shkollës.
Në video, Lori shfaqet e përlotur teksa shkruan:
“Unë duke dëgjuar çfarë i kanë shkruar zyshat London në mbarimin e shkollës.”, teksa e shohim të përlotur.