Lorenc Hasrama është banori më i ri i BBv. Me të hyrë në shtëpi jashtë filloi zhurma, pasi ishte ish banori i BB, Anaid Kaloti i cili zbuloi se Lorenci është ish i dashuri i Keisit.
Fakti që gjatë hyrjes së konkurrentëve të rinj, kamera fokusoi në një moment Sabianin dhe Keisin shtoi këto dyshime.
Ky pretendim u tha gjithashtu gjatë videove live të personazheve të ndryshëm që komentojnë “Big Brother” dhe më pas u përhap nga njerëzit në rrjete sociale.
Në lidhje me këtë çështje së fundmi ka reaguar Sabiani.
“O media k…, që e keni shpirtin më të zi se qymyri. Na i bëtë miqtë dhe shokët dashnorë. E nxirrni besëpremë atë djalin se kemi miqësi të përbashkët,”-shkruan këngëtari në një postim në Instastory.
Sabiani ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj mediave, por harron që është fjala e tij kundër personave që i njohin ato nga afër në jetën e tyre dhe shprehen të bindur që ky është një pretendim i saktë.