Loco apo i njohur ndryshe si Elvisi i Për’puthen i ftuar në programin Fitstation ka folur në lidhje me Sindin një nga konkurrentet për të cilat ai po tregonte jo pak interes para daljes nga programi.
Pas largimit të konkurrentit nga Për’puthen është komentuar jo pak afrimi i Sindit me Atdheun, kujtojmë që Sindi ka qenë një nga vajzat që Loco ka shprehur publikisht pëlqimin në televizion, ai ka folur për marrëdhënien që ka me Sindin pas daljes nga emisioni duke treguar dhe se si e sheh dyshen Sindi-Atdhe.
“Pse jo, mund të kemi diçka edhe pas daljes së Sindit, nuk është se u shkëputëm aty, dhe ajo ndarja që patëm në studio ishte emocionale sepse ishte i vetmi person që më mbante aty.
Puna e Atdheut me Sindit është diçka miqësore. Dihet botërisht që unë me Atdheun kam miqësi dhe jemi të afërt, dhe tek meshkuj si unë me dhe Atdheu nuk do guxonte kurrë të hynte një femër dhe nëse ne mbajmë një femër të dy, e mbajmë për hir të pëlqimit jo për të bërë tjetrin xheloz, pra nëse është në njohje me mua Sindi nuk do guxonte Atdheu të ndërhynte dhe e kundërta”- u shpreh Loco.