Lindita Theodhori, “Mjeshtre e Madhe e Skenës” dhe “Artiste e Merituar”, mbetet një nga këngëtaret më të bukura shqiptare edhe sot e kësaj dite.
Koha për të duket sikur ka ndaluar edhe pse kanë kaluar shumë vite që kur merrte pjesë në festivale të asaj kohë. Sot këngëtarja feston ditëlindjen dhe mbush 73-vjeç. Lindita vazhdon të jetë aktive me këngë të reja herë pas herë dhe pjesëmarrje në emisione.
Mosha për Theodhorin është thjesht një numër, pasi mund të krahasohet pa asnjë dyshim me vajzat e reja. Duket qartë që këngëtares i pëlqen e bukura dhe shfaqet shumë elegante në profilin e saj në rrjetet sociale.
Artistja Lindita Theodhori sot është një bashkëshorte, nënë, grua, e rrethuar me dashurinë e bashkëshortit, dy djemve të saj, bashkëshorteve të tyre, miqve, fansave të saj të shumtë.