Lidhja e bujshme me Andin, Atdheu vë në siklet Melisën

Melisa do të rikthehet shumë shpejt me një këngë të re dhe protagonist në klip duket se do të jetë edhe Andi, duart e te cilit shfaqen në një pjesë të promos së klipit.

Në lidhje me këtë detaj Atdheu ka ngacmuar Melisën duke shkruar se i ka borxh një unazë si e djalit në video e që i referohet Andit.

“Ma ke borxh një unazë si ajo e atij çunit në video”, shkruan Atdheu duke e vendosur në siklet Melisën, e cila deri më sot është përpjekur ta mbajë larg syrit të publikut lidhjen e shumëpërfolur me Andin.

Megjithatë Melisa i nxiti më shumë thashethemet kur krah videos pak ditë më parë shkroi: “E ti po m’don A?”. Menjëherë fansat nisën të komentonin se ajo “A-ja” është për Andin dhe ky i fundit duket se e konfirmoi me stil me komentin e tij.

Shtuar 24.04.2021 13:53