Skandaloze! Pamjet para përplasjes, si shefi i Komisariatit dhunoi aktivisten se po “spiunonte” PS (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Divjakë. Një aktiviste e PD, Elsa Bita është dhunuar nga shefi i Komisariatit Divjakë, Altin Shehu.

Shkak i kësaj ngjarje të rëndë ishte një mbledhja e PS në një lokal në këtë qytet, i cili sipas Bitës po organizohej me administratët në kundërshtim me ligjin.

Ndërkohë që ishte nga ana tjetër e rrugë dhe po filmonte nga larg lokalin ku ajo pretendonte se po organizonte mbledhjen PS, është shfaqur shefi i Komisariatit Altin Shehu.

Në vend që të shkonte drejt lokalit ku po zhvillohej takimi, mitingu, Shehu dëgjohet të pyesë Elsa Bitën përse po filmon.

Në këtë moment kamera live e aktivistes është mbyllur dhe sipas saj është dhunuar fizikisht dhe ofenduar nga shefi i Komisariatit.

“Thjesht po filmoja ka zbarkuar administrata këtu thash dhe isha drejtpërdrejtë në ‘Facebook’, njoftohet, nuk e di kush e njoftoi dhe vjen një makinë me 4 veta që zbresin. Shefi i Komisariatit vetë më tha pse filmon dhe më mori telefonin, donte ta thyente dhe më ka kapur mua nuk e di ca më ka bërë dhe më ka përplasur dhe shukur, vetëm ai ishte dhe të tjerët nuk po i bindeshin dhe ai u çua vetë pastaj.

Nuk e di çpati. Altin quhet ka një muaj që ka ardhur në Divjakë. Vajzat e tjera pak më tutje pash që i morën telefonin dhe e mori një grup e futën brenda nuk e di shanë apo e goditën. Rrugës varrezave po filmonim, përballë lokalit të Dine Aliajt. Ishte PS-ja te lokali, gjithë administrate domethënë…” /albeu.com/

Shtuar 24.04.2021 13:50