Grida Duma ka patur gjthmonë një interes të lartë të publiku, për politikanen që është. Ajo ka ditur gjithmonë të jetë shumë private për jetën e saj, por e ftuar së fundmi në “goca dhe gra”, pasi foli për ndryshimet nga politika në televizion, ajo ceku edhe dëshirën më të madhe për këtë fundvit.
Ajo tha se do që djali i saj të fitojë universitetin që do, pasi është gjëja më e madhe e jetës sime.
“Deri më datë 29 do jemi me emision, Unë kam kënaqësinë që kam familjen e madhe në Shqipëri, janë të gjithë këtu, këtë vit shpresoj të jemi të gjithë në të njëjtën tryezë pa face time. Unë jam supersticioze, përpiqem të lexoj shenjat, nuk jam me këto elementët e vegjël. Por një gjë e di, jam shumë, le të themi insistuese që mos të jemi shumë të lodhur para vitit të ri. (Dëshira më e madhe e saj) Dua që im bir të fitojë universitetin që do është gjëja më e madhe e jetës sime”, tha Grida.