Lënë prapa inatet e tradhtisë dhe fëmijës jashtëmartesor, Kylie Walker i bën dedikim nga fusha e gjelbër gruas së tij Annie dhe fëmijëve

Futbollisti Kyle Walker bëri një dedikim të veçantë për gruan e tij, Annie Kilner dhe katër fëmijët e tyre, pasi ata ‘ndjekin çdo lëvizje të tij’ gjatë marshimit triumfal të Anglisë drejt finales së Euro 2024.

Mesfushori i Anglisë, 34 vjeç, ka gjithsej katër fëmijë me gruan e tij, Annie Kilner, shkruan DailyMail.

Kylke i cili është edhe mbrojtës i Manchester City, 34 vjeç, vazhdimisht ka treguar se fëmijët e tij me Annie Kilner janë prioriteti i tij kryesor duke formuar një simbol ‘R’ – inicialet e emrave të katër fëmijëve të tyre – me gishtat e tij gjatë çdo ndeshjeje.

Një burim i tha DailyMail: “Ai gjithmonë sigurohet të ketë një dedikim për familjen e tij, të cilët udhëtojnë për ta mbështetur atë dhe skuadrën e tij për çdo ndeshje nga shtëpia”.

Çifti janë prindër të djemve Roman, 11 vjeç, Riaan, shtatë vjeç, Reign, pesë vjeç dhe Rezon, i cili lindi në prill me Walker pranë Anniet gjatë lindjes.

Burimi shtoi: “Annie ka qenë një nënë dhe grua e jashtëzakonshme për familjen, pavarësisht gjithçkaje, dhe Walker dëshiron të sigurohet që ata ta dinë se ai i vlerëson dhe i sheh”.

Pasi Walker pranoi se kishte një vajzë me influenceren Lauryn Goodman gjatë një periudhe ndarjeje të shkurtër nga Annie në vitin 2020, burimi shtoi: “Kyle është i dëshpëruar për t’i mbrojtur Annie dhe djemtë e tij, çfarëdo të ndodhë mes tyre si çift në të ardhmen, ata të dy janë dakord që kjo është një prioritet”.

 


Shtuar 11.07.2024 15:51