Ledri Vula rrëfim ndryshe për veten: Sa herë jam sjellë si djalë i keq, asgjë e mirë nuk më ka dalë

Ledri është i ftuari i radhës në “A live night” në Top Channel, me Ledion Liçon.

Ai është shprehur se nuk ka pasur asnjë lloj përfitimi duke qenë një ‘djalë i keq’, pasi është rrethuar nga një mjedis i tillë, por kjo situatë e ka bërë që të qëndrojë brenda kornizave.

Ai shprehet se është një natyrë e qetë dhe i njëjtë si në jetën reale, atë artistike apo televizive.

“Edhe si fëmijë kam problem gjithmonë me gjeneratat më të mëdhaja apo më të vogla, ne i themi na kan hangër në sy. Kam pas qenë tu u rrit me pas fërka, ato probleme s’kam dasht me i pas edhe më vonë, nuk kam dashur të marrë atë kah muzika ime, sa herë jam bo ‘bad boy’ ose kur jam mundu kurrgjo e mirë s’më ka dalë, kur kam dasht me diçka me inat mu kthy, plus edhe prej natyrës e kam bo veten, nuk kam hyrë me një rol, ashtu jam edhe në këngë, edhe në tekste, në intervistë, kur flej”, tha Ledri.

Kujtojmë se Ledir është një prej këngëtarëve më të dashur të publikut shqiptar, i cili ka numëruar hite të veçanta në treg./tch


Shtuar 25.06.2022 22:18