Greqia feston 200 vjetorin e luftës për pavarësi

Greqia po shënon 200 vjetorin e luftës së saj për pavarësi me perandorinë otomane, me parada dhe ceremoni në të cilat do të marrin pjesë edhe zyrtarë të huaj, pavarësisht se pandemia ka detyruar organizatorët të reduktojnë pak profilin e festimeve.

Me aktivitete të planifikuara në të gjithë Greqinë dhe në komunitetet e diasporës jashtë vendit, kryeministri Qiriako Micotaqis tha të mërkurën se rilindja e Greqisë ishte një moment special për të gjithë helenizmin.

Greqia luftoi për afro një dekadë për pavarësinë nga një perandori që u zgjerua në Ballkan dhe Turqinë e ditëve moderne duke mbërritur deri në Afrikën e veriut, dhe ajo doli fitimtare falë ndërhyrjeve ushtarake nga Britania, Franca dhe Rusia.

Të tre aleatët në konflikt, janë mes vendeve që dërguan armatime të rënda për festimet e të enjtes. Parada tankesh, artilierie, avionë që fluturojnë lart në qiell etj, do të shihen mbi Athinë, bashkë me trupat në kostumet tradicionale nga konflikti i 1821. Mes personaliteteve të huaja që marrin pjesë në festime janë kryeministri rus Mikhail Mishustin dhe princi i Britanisë, Charles. Franca përfaqësohet nga ministri i mbrojtjes.


Shtuar 25.03.2021 12:08

Tags: ,