Ledjona e BBV trondit me historinë e saj të patreguar: Familja më dinte të vdekur për disa orë

Ledjona Xheladinaj, Gazetarja e “Piranja” dhe njëkohësisht një prej protagonisteve në këtë edicion të tretë të Big Brother VIP, ishte e ftuar pasditen e sotme në “S’e luan topi” në Top Channel.

Ajo ka rrëfyer një histori të patreguar më parë për një ngjarje të ndodhur vite më parë, ku humbi jetën mikesha e saj.

Një aksident i ndodhur i mori jetën koleges së saj gazetare, por për shkak të disa informacioneve të gabuara, prindërit e Ledjonës kujtonin se viktimë ishte vajza e tyre.

“Ndodhi aksidenti ku Enkelejda ndërroi jetë, po ne kemi qenë nja 200 metra larg tyre.

Ish-bashkëshorti im në atë kohë për shkak të një informacioni të pasaktë, njoftoi familjen time se kisha ndërruar jetë, dhe për disa orë ata më dinin të vdekur,” tregoi Ledjona.


Shtuar 21.04.2024 22:09