Ledjana Prenga është një nga vajzat më të komentuara nga “Për’puthen” për raportin me Mevlanin, e jo vetëm. Bukuroshja 23 vjeçare është “sulmuar” herë pas herë në rrjete sociale për operacione plastike dhe Photoshop.
Këtë herë ndjekësit e kanë “kryqëzuar” për një tjetër aspekt konkurrenten e programit të dashurisë.
Të lidhura
None found
Ledjana ka bërë një tatuazh të ri në parakrah dhe ka ndarë një foto në Instagram. Komentet që mbizotëronin në postim janë “nuk më pëlqen i tepruar”, “skandal”, “me tatuazhin e ke prishur”, “shumë keq të gjithë pamjen ta ka humbur”, “tattoo bëhen me karar e lezet jo kështu si meshkujt” etj.
Pavarësisht kritikave të shumta, vetë Ledjana duket se e ka pëlqyer shumë tatuazhin e saj të ri, ashtu siç edhe është shprehur në postim. Po Mevlani ç’mendim ka për këtë? Mbetet për t’u parë!

