Kjo e enjte përkon me ditën speciale për Ledion Liçon, atë të ditëlindjes.
Urimin e parë publik, moderatori i sezonit të tretë të “Big Brother Vip Albania 3” e mori nga bashkëshortja e tij, Sara Hoxha. Teksa e uron për ditëlindje, Sara thekson se familja që ka krijuar me të, është krenaria e saj më e madhe.
“Gëzuar ditelindjen Ledion Lico. Jeta qe kemi ndertuar bashke eshte krenaria ime me e madhe”- shkruan Sara përkrah fotos së tortës së ditëlindjes dhe asaj të dasmës, ku shfaqet duke u puthur me Ledionin.