Lajm i ëmbël nga SHBA, këngëtarja Barbana Dini shtatzënë për herë të parë (FOTO LAJM)

Një lajm i bukur vjen nga këngëtarja Barbana Dini, motra e të ndjerit, Ergi Dini.

Artistja e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është në pritje të fëmijës së saj të parë. Lajmin e bukur e ka ndarë partneri i saj, me anë të disa fotove ku shihet Barbana me barkun e rrumbullakosur.

“Gëzuar ditën e nënës për nënën time dhe për nënën e fëmijës tim”, ka shkrar ai krahas fotos me Barbanën dhe mamanë e tij.

Njeriu që i ka rrëmbyer zemrën këngëtares, është një biznesmen shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara me origjinë nga Shkodra, qyteti ku ka lindur dhe Barbana. Ka qenë pikërisht një njohje familjare që ka bërë të mundur takimin dhe lidhjen e tyre.


Shtuar 15.05.2023 13:42