Vajza e Kylie Jenner, Stormi Webster, do të jetë një motër e madhe. Kyle Jenner dhe Travis Scott janë në pritje të fëmijës së dytë.
Ka qenë vetë ylli 24-vjeçar që e ka konfirmuar lajmin përmes një videoje emocionuese në Instagram.
Ajo ndau momentin kur i ka treguar Travis dhe nënës së saj për shtatzëninë, kur pa për herë të parë ekon dhe kur dëgjoi rrahjet e para të zemrës së bashku me Stormin.
Kylie Jenner dhe Travis Scott u ndanë në vitin 2019, por ata tashmë janë bashkë dhe shumë shpejt do të bëhen sërish prindër./albeu.com
View this post on Instagram