“Kutia e Pandorës” në dorë të Françeskës/ Ja reagimi i Liamit

Në spektaklin e djeshëm produksioni caktoi Françeskën si banoren e cila do të hapte “Kutinë e Pandorës.”

Pas hapjes së saj, ajo dërgoi në nominim Erjolën, Rozën, Heidin e cila ishte në nominim përfshirë këtu dhe veten.

Ky gjest i saj, që çoi veten në nominim është komentuar nëpër rrjet, ku dhe disa prej ish banorëve kanë patur reagimet e tyre.

Ka qenë Sara Gjordeni fillimisht dhe më pas Liami i cili nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të tij shprehet se Françeska është finalistja e dytë e këtij edicioni, teksa i pari është shpallur Romeo.


Shtuar 8.05.2024 19:55