Françeska hap “Kutinë e Pandorës”, reagon Sara Gjordeni: Turp…

Françeska Murati, ishte banorja së cilës iu dha mundësia nga “Vëllai i Madh”, për hapjen e “Kutisë së Pandorës”.

Ajo çoi në televotim përfshirë veten, Erjolën, Rozën dhe Heidi e cila ishte në nominim.

“I drejti zhytet por s’mbytet”,– u shpreh ajo.

Sakaq, pak minuta më vonë një reagim ka ardhur nga Sara Gjordeni, e cila shprehet me ironi: “E ditur, e parashikuar, fut veten se del mirë, feministja e madhe, sulmoi vetëm vajza brenda, nominoi vetëm vajza, më vjen keq Erjola sepse nuk ke support. TURP”.

Rikujtojmë që Sara Gjordeni, është përjashtuar prej formatit të “Big Brother Vip3”, pasi ajo pengoi me forcë Françeskën brenda tualetit dhe siç duket që atëherë Sara e ka “halë në sy” Françeskën.