Kujt i rri më bukur? Bora Zemani dhe Xhensila Myrtezaj bëjnë sërish “xing” me veshjen (FOTO LAJM)

Në një vend të vogël si Shqipëria ku të gjithë njihen, madje mund të jenë edhe kushurinj të tretë a të katërt me njëri-tjetrin nuk është aspak çudi që personazhe të njohur të jetës politike dhe asaj artistike të kenë në garderobën e tyre veshje ose aksesorë të njëjtë. I tillë është rasti i moderatores simpatike Bora Zemani dhe këngëtares së njohur Xhensila Myrtezaj.

Të dy vajzat, që njihen për stilin e tyre të kuruar, kanë postuar së fundmi në Instagram fotot ku shfaqen me të njëjtin kostum me motive floreale,një nga trendet e preferuara të këtij sezoni. Nuk dihet nëse dy vajzat kanë dalë për shopping së bashku dhe kanë zgjedhur të njëjtin model, apo është thjesht rastësi. Sipas jush kujt mendoni se i rri më mirë?

Kjo nuk është hera e parë që bukuroshet ndeshen me të njëtën veshje. Ato kanë zgjehdur edhe disa kohë më parë të njëjtin fustan, të shkurtër dhe ngjyrë rozë që të dyave i rri shumë mirë.


Shtuar 2.03.2022 16:49