Krizë mes Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës? Blogerja tregon të vërtetën

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha tashmë prej kohësh komentohen rregullisht në mediat sociale.

Por kohët e fundit blogerja e njohur, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale, ka kufizuar foto dhe videot me partnerin e saj në Instagram duke nxitur dyshimet tek ndjekësit se po kalojnë një krizë në çift.

Gjatë një bashkëbisedimi virtual me fansat, ajo u pyet “se sa kohë kalon me Shkëlzen Berishën, pasi duket sikur janë distancuar”.

Blogerja u shpreh se kalon shumë kohë me partnerin por nuk dëshiron të publikojë gjërat private në rrjetet sociale.

“Jo aspak, kalon shumicën e kohës me të, thjesht nuk preferoj të ndaj gjërat private shumë,”– u përgjigj ajo.

Armina Mevlani tregoi edhe se si është të kesh një vjehërr si ish-kryeministri Sali Berisha, teksa u shpreh se ai është një dëgjues i mirë dhe kur flet me të mëson shumë gjëra të reja.

“Është dikush me të cilin ke qejf të bisedosh pasi përveçse është dëgjues i mirë, kur flet me të mëson shumë gjëra të reja mbi historinë, artin etj.,”– shkroi blogerja.

Shtuar 23.04.2021 03:04