Kriset miqësia Blerando-Ardi? Postimi thumbues që bëri ish-banori i “BBVK2”

Ditën e djeshme një prej ish-konkurrentëve të “BBVK2”, Blerando, publikoi projektin e tij muzikor më të ri. Pjesë e këtij videoklipi ishte dhe Shqipja, një tjetër ish-konkurrente e “BBVK2”, e cila ka patur një raport të mirë me Blerandon gjatë qëndrimit në shtëpi dhe pse shpeshherë dukeshin më tepër se miq në sy të publikut.

Pas muajsh të tërë të fansave që donin me patjetër t’i shihnin bashkë, në njëfarë forme, qëllimi i tyre u realizua, dhe pse vet Blerando nuk u shfaq në videoklip. Por, ky projekt duket ta ketë lënë me hatërmbetje Ardin.

Për më tepër, ai ka bërë një diss, duke ndarë një tjetër ‘Katile’, atë të Muharrem Ahmetit e madje duke i bërë thirrje këtij të fundit që t’iu tregojë se si bëhet kënga. Fakti që Ardi nuk u durua pa thumb publik dëshmon më së miri se mes tyre ka definitivisht një krisje.

Nuk dihen arsyet mirëpo mollë sherri mund të jetë Shqipja.


Shtuar 2.07.2024 19:35