Krijoi fustanin e saj të nusërisë pak para vdekjes, Armina Mevlani ka diçka për të thënë për humbjen e stilistes së famshme

Mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë një ndër ikonat e industrisë së modes, dizajnerja britanike Vivienne Westwood.

Për të gjithë ju që se dini, e ndjera ka stiluar fustanin e nusërisë së blogeres shqiptare Armina Mevlani. Duke llogaritur kohën, fustani i Arminës ka qenë ndër krijimet e fundit të së ndjerës.

Pas kësaj humbje, Mevlani ka publikuar një foto me Vivienne duke i dedikuar fjalët e ndjera.

“Ndihem krenare që pata shancin të të njihja”.

“Ti do jetosh përgjithmonë, përmes krijimeve të tua”.

Westwood lindi më 8 prill 1941 dhe njihej për stilin e saj punk dhe rrymën e re që solli në vitet ’70, gjithashtu edhe për aktivizmin dhe mbështetjen e kauzave (si ngrohja globale), të cilat i ndërthuri edhe me modën dhe krijimet e saj.


Shtuar 30.12.2022 11:40