Krahason lidhjen e Romeos me atë të Donaldit dhe Trixës, Juli: E ke shembullin, prisni kur të vijë ndonjë nga jashtë

Pas përfundimit të spektaklit në Big Brother Vip mbrëmjen e djeshme,Jul Deda ka sulmuar Romeo Veshaj.

Teksa qëndronin në oborr, Juli i tha se Romeo krijoi një histori rozë për të kopjuar lojën e vëllait të tij, Donaldit në BBV1.

Më tej ai ironizoi duke thënë që tani që Romeo u nda nga Heidi, duhet të presim të futet një vajzë tjetër me të cilën ai të krijojë një histori dashurie duke e krahasuar me trekëndëshin Donald-Beatrix-Bora në edicionin e parë.

“Prandaj je lidhur për të bërë skemë. Se e ke shembullin. Prisni kur të vijë ndonjë nga jashtë. Të ndahesh dhe të lidhesh prapë”, tha Juli.


Shtuar 13.03.2024 22:58