Djali i kantautorit Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçit feston sot ditëlindjen. Ai mbush sot 22 vjeç dhe një urim publik në mesnatë nuk mund të mungonte nga e ëma.
“Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë. Shpresoj që të të realizohen të gjitha ëndrrat. Gëzuar ditëlindjen Drini im, dielli im”, shkruan Mira Konçi krah një video.
Nëse vajza e tyre, Era ka qenë e përfolur ne mediat rozë, Drinin e kemi parë më pak. Nëse Era ishte kopje e mami Mirës, Drini qenka një kombinimin i bukur i Shpëtimit dhe Mirës.
I vogli i shtëpisë ka ndjekur hapat e prindërve dhe i është futur muzikës prej rreth 2 vitesh, por ndryshe nga ata ai ka zgjedhur repin ku kënga e fundit “Dinake” është publikuar vetëm 5 ditë më parë, shkruan Albeu.com.
Prej vitesh Mira Konçi është shkëputur jo vetëm nga ekrani, por edhe nga Shqipëria. Mira Konçi dhe ish-bashkëshorti i saj njoftuan 4 vite më parë se po shpërnguleshin për te jetuar në Amerikë, por shumë shpejt erdhi lajmi i ndarjes së çiftit ikonë.
Dyshja i ka dhënë fund martesës dhe kompozitori është rikthyer në Shqipëri ndërkohë që Mira Konçi vazhdon të jetojë në Neë York pranë vajzës së tyre, Era Saraçi dhe Drinit.
Prandaj nuk dihet nëse Drini sot po feston në Amerikë apo në Shqipëri, por gjithsesi ne i urojmë më të mirat./albeu.com/
c