Konkurrenti largohet nga “Për’puthen”? Surpriza që përloti Efin (FOTO LAJM)

Puntata e mbrëmjes së djeshme të “Për’puthen” ka qenë plot me surpriza. Ajo nisi me debate të forta por më pas përfundoi me një deklaratë që Samiu i bëri Efit.

Së fundmi, ata kanë pasur një afrimitet të madh, e prandaj Samiu është i bindur se nuk do që të ketë njohje të reja, por të fokusohet vetëm tek ajo.

Fillimisht konkurrenti e nisi përballjen me bukuroshen si një shaka, duke i thënë se do të largohej nga programi. Por më pas e zbuloi të vërtetën dhe i dhuroi Efit një kornizë të madhe me fotografinë e saj.

Biseda mes dy konkurrentëve:

Samiu: E di që 99 për qind jam këtu për ty. Kam premtuar që të bëj më shume për ty. Kam premtuar që fjalët t’i kthej në vepra. Nuk e pres që të jesh 100 për qind tek unë. Unë kam marrë një vendim. Nuk është vendim dhe aq i bukur. Efi unë duhet të largohem për momentin.

Efi: Pse duhet të largohesh?

Samiu: Para se të iki kam edhe diçka për ty.(Nxjerr kornizën e madhe). Kjo është Efi e lindur në Greqi. Një vajzë shumë e bukur, një vajzë shumë e mirë. Një karakter shumë i fortë dhe tip shumë interesant. Edhe është për momentin në jetën time pëlqimi më i madh që kam ndaj një vajze. Unë sot nuk do largohem, por deklarohem për ty

Konkurrenti largohet nga “Për’puthen”? Ja surpriza

Efi: Ky ishte një emocion shumë i lëkundur. Ata që duan realisht të më njohin, jam aty dhe mund të më njohin dhe njëri prej tyre ka qenë edhe Samiu. Jam shumë e lumtur për deklarimin. Ky nuk do të jetë aspak presion për mua. Realisht Samiu nuk do që të më shikojë keq. Nuk e prisja. Një mendim ishte ky i largimit, se e kemi shprehur që ka disa probleme të vetat

Shtuar 3.04.2022 13:40