Konkurrenti i Për’puthen befason me deklaratën: Kam qenë në një lidhje treshe me dy vajza

Gerti ka habitur studion e “Për’puthen” me deklaratën e tij, që më pas ndezi debat të gjerë.

Ai zbuloi se ka pasur një marrëdhënie treshe me dy vajza, gjatë kohës që ishte me studime në Itali.

Konkurrenti tregoi se marrëdhënia intime ka zgjatur për dy muaj, ku fillimisht nisi si lojë por më pas gjërat i ma marrë më seriozisht.

“Ka zgjatur dy muaj, kisha një marrëdhënie serioze me dy vajza. Kemi ndenjur të tre bashkë. Nuk e di as vetë si ia dilja. Prandaj jam kështu unë, 90 kg djalë. Ato të dyja jetonin bashkë, ndërsa unë shkoja tek shtëpia e tyre. Nisi për lojë fillimisht, por më pas u dashuarum që të tre me njëri-tjetrin. Vajzat ishin biseksuale, unë heteroseksual edhe përfunduam në këtë lidhje.

Në fakt unë pëlqeja njërën nga vajzat, doli për lojë, e më pas përfundoi në një lidhje që zgjati aq. Ne ishim të tre në klasë, ndërsa gjatë rutinës i bënim bashkë gjërat. E mora me shumë seriozitet më pas, por me thënë të drejtën nuk përballohej. Pata besim tek të dyja. Më e sikletshme ka qenë t’i përballoje të dyja”, u shpreh ai.

Kjo deklaratë e Gertit ndezi debate në studio ku pari reagime të shumta, jo vetëm nga djemtë por edhe nga vajat.

Murati ishte i pari ai i cili e konsideroi këtë marrëdhënie vulgare, madje e konsideroi rrëfimin e Gertit apsurd. Sipas tij edhe nëse diçka e tillë ka ndodhur nuk duhet ta rrëfente në program.


Shtuar 12.12.2023 20:57