Xhensila Myrtezaji ka dhene se fundmi nje interviste. E ftuar ne “Me ler te flas” ajo i është përgjigjur edhe pyetjeve pikante nga binjakët.
Fillimisht, këngëtarja foli pak më shumë për vajzën e saj, Ajka dhe u shpreh se ndjenja e mëmësisë është një ndjenjë që do të donte ta provonte sërish.
“Do sjellim dhe fëmijë të tjerë. Ajka është bashkëpunimi më i bukur që kam bërë me Besin. I ka ngjarë shumë Besit nga karakteri. Ajka është shumë ekspresive dhe këndon duke bërë humor. Le të bëhet në jetë çfarë e bën atë të lumtur.”
Xhensila foli për herë të parë lidhur me komentet negative që merr në rrjete sociale ashtu si çdo personazh i njohur.
“Ne përshtatemi, si kameleon. Nuk kam bërë kompromis, por jam shumë më e qetë. Me çfarë dëgjoj rreth e rrotull kam fituar imunitet.”