Kim Kardashian dhe fotoshopi kanë një “marrëdhënie” të gjatë bashkë e duket se ylli i famshëm nuk ze mend për t’i dhënë fund njëherë e mirë pasi ajo është bërë shpesh herë objekt “tallje” në rrjet për këtë fakt.
Ditën e djeshme Kim postoi disa foto nga plazhi me bikini, por fansat vunë re shpejt se pjesa e gjurit të saj nuk ishte normale.
Komentet nën postim ishin shumica kritike. “Kush e ka bërë këmbën e saj kështu”, “zemër, a e ke mirë këmbën?”, ishin vetëm disa nga komentet e saj dhe Kim ose dikush nga ekipi i saj e vuri re këtë gabim. Ajo më pas e fshiu postimin dhe ripostoi më vonë sërish foto nga plazhi me të njëjtin mbishkrim, por duke hequr foton ku fotoshopi dallonte aq shumë.
Kim nuk është personi i pare apo i vetmi nga familja e saj që bën fotoshop dhe Kardashianët kanë një histori të gjatë dhe shpesh gazmore me dështimin e fotoshopit.
Gjithsesi, pavarësisht se ka fshirë dhe ripostuar fotot në plazh, Kim është ndoshta shumë e zënë duke jetuar jetën e saj dhe nuk e vret mendjen se çfarë thonë komentuesit. Përveç lançimit të koleksionit të ri të Skims, ikona e modës është shumë e zënë duke u bërë avokate, por është edhe në një marrëdhënie me Pete Davidson. Çifti i ri thuhet se janë me pushime në Bahamas.