Kim Kardashian, e cila së fundmi i dha fund martesës disa vjeçare me reperin Kanye ëest, po bën bujë si për jetën private por dhe atë sociale. Ylli 41 vjeçar ka ndarë disa fotografi të reja teksa pozon pranë një pishine, por syve ndjekësve nuk u shpëtoi një detaj interesant.
“Ku e ke kërthizën”, “Një foto super e redaktuar”, i shkruajnë ndjekësit të saj. Megjithatë, pavarësisht komenteve, ajo nuk i ka hequr fotot nga profili i saj. Kujtojmë që Kim u kritikua dhe pak ditë më parë për fotoshop në fytyrën e të dashurit të ri, Pete Davidson.
Ajo u lidh me komedianin pak muaj më parë ndërsa ishte në prag të divorcit me Kanye West. Edhe pse reperi kërkonte vazhdimisht që të riktheheshin, ylli i famshëm ishte e vendosur që të ndahej.