Kim Kardashian ndan detaje nga dëmtimi: Më i dhimbshëm se lindja!

Edhe pse fillimisht nuk u dhanë të dhëna se si Kardashian u plagos, ajo u shfaq në publik në fillim të këtij viti me dy gishta në dorën e majtë të fashuar.

Në episodin e javës së kaluar të The Kardashians, ajo ka ndarë detaje lidhur me dëmtimin në dy gishtat e saj, të cilin e ka quajtur “më të dhimbshëm se lindja”!

Shkak i gjithë kësaj ishte : Dera rrëshqitëse e tualetit në shtëpinë e saj! E shpërqendruar, Kim thotë se “dera “u bë ‘bum’, dhe unë isha si ‘Uh’,” rënkoi ajo, duke bërë një fytyrë të dhimbshme.

Në rrëfimin e saj, Kim tregoi se ajo thjesht “kapi tavolinën dhe u ul në gjunjë, sepse sapo kishte parë gjithë atë gjak “u tmerrua”, duke theksuar se maja e kockës në gishtin e saj ishte thyer!


Shtuar 18.07.2024 16:46