Kiara nuk toleron më, detyrohet të bëjë veprimin e papritur: Mjaft me drama!

Së fundmi, Kiara është përfshirë në një përplasje me ndjekësit e saj, disa prej të cilëve i ka bërë edhe bllok në rrjetet sociale.

Këtë e ka treguar vetë ajo nëpërmjet një reagimi në Twitter, teksa shprehet se një fanse shpërndante informacione të rreme duke krijuar drama dhe lajme portalesh për të.

“Me vjen shume keq qe me duhej te beja unfollow nje nga mbeshtset tona me te medha ne twitter. Nuk doja por u detyrova duke qene se disa foto qe publikoheshin me detaje (sigurisht pa te keq), nga ana tjeter krijonin drama portalesh te pa nevojshme ne keto momente”, shkruan Kiara

Nuk dihet ende se për çfarë informcaionesh e ka fjalën moderatorja por ky vendim ka ngjallur reagime nga shumë fansa që kanë replikuar me të.

“Ju lutem mjaft me dramaaa”, bën thirrje ajo në një tjetër postim.

“Nuk kam pune me njerez qe sme duan se dihet puna e tyre, une flas vetem me mbeshtesit e mi, se vetem me ta mund te gjej nje gjuh te perbashket!”, i replikon Kiara një ndjekëse.


Shtuar 2.10.2023 21:47