Këtë këngë Eranda Libohova do donte ta fshinte përgjithmonë nga repertori (VIDEO)

Eranda Libohova është një nga këngëtaret më të pëlqyera në tregun muzikor, pavarësisht viteve që ikin.

Në një intervistë për moderatoren Rudina Magjistari, ajo rrëfeu se çfarë e rëndon ende pas kaq kohësh nga udhëtimi i saj i gjatë në muzikë.

E pyetur nëse ka ndonjë peng gjatë rrugëtimit muzikor, një këngë që nuk e ka kënduar apo një këngë që është penduar që e ka kënduar, Eranda iu përgjigj:

“Po, ka një këngë që jam penduar që e kam kënduar dhe jam munduar ta fshij nga repertori publik. Mund ta them, por nuk është ndonjë gjë. Është kënga “Më nga mu”. Ja, është kënga që ti nuk e di që ekziston. Është një këngë që u bë në një periudhë tranzicioni artistik dhe nuk e kam shumë qejf dhe përzemër. Ekziston edhe në Youtube, por nuk e këndoj.

Nuk do ta kisha bërë kurrë atë këngë dhe e kam bërë edhe me videoklip, kam bërë një goxha investim. Videoklipi është shumë në rregull, por kënga nuk më ngjit. Është një këngë koti….“


Shtuar 2.07.2021 16:15