Këshilltari i Pacollit reagon pas intervistimit të Naim Murselit, akuzon rëndë analistin Arian Curri

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka reaguar pas intervistimit të Naim Murselit dhe të dyshuarve të tjerë për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Zyberaj ka thënë se dosja e publikuar në media rreth dëshmisë së Naim Murselit, tregon që referimi i Arian Currit në burime brenda prokurorisë ka qenë shpifje dhe “skemë e mirëmenduar”.

Sipas Zyberajt, Curri kishte “planifikuar dëmtimin e imazhit të Pacollit”.

Reagimi i plotë:

Shpifjet, shantazhet dhe të pavërtetat dashakeqe te krijuara nga nje gjuhe mercenare e qellimshme duhet te luftohen vazhdimisht.

Analistë pa kredo profesionale kane projektuar rrefime te paqena ndaj Presidentit Behgjet Pacolli pas vrasjes mizore te Liridona Adeamjt.

Arian Curri, një i ashtuquajtur analist, qe thirrej ne burime te prokurorise por edhe Grida Duma qe e arsyetonte dhe mbronte kete shpifes a kane ndonje spjegim tash? Sepse pas publikimit te dosjes nga gazetari Vehbi Kajtazi, po del qe te gjitha thirrjet e Currit ne burime brenda prokurorise ishin shpifje dhe skeme e miremenduar.

Arjan Curri i ngjason shume nje monstrum si Naim Murseli. Te perbashket e kane planifikimin. Perderisa Murseli planifikoi vrasjes mizore te gruas se tij, Curri planifikoi demtimin e imazhit te Pacollit nepermjet nje skeme te miremenduar. Madje thirrej ne burime te prokurorise se Kosoves.

Eleminimi i skemave te shantazhit dhe shpifjes është kusht i domosdoshem profesional, qe nuk duhen toleruar asnjehere dhe kurr.


Shtuar 27.01.2024 16:46