Dalin pamjet: Konkurrenti i “Përputhen” puth në buzë Arilena Arën në ekran (VIDEO)

Bruno Shemsho është një ndër konkurrentët më të pëlqyer e më të komentuar deri tani në “Përputhen 3”. Ai ka fituar zemrat e publikut duke u shfaqur si djali karizmatik që ka gati gjithnjë një batutë. Pak ditë më parë u zbuluar se Bruno ka marrë pjesë në një klip muzikor. Bëhet fjalë për klipin e këngës “Shoqnia” nga Sinan Hoxha që është publikuar katër vite më parë, por Bruno nuk ka ndryshuar shumë.

Por, duket se Brunon e kemi parë edhe diku tjetër. Ai ka marrë pjesë në emisionin “Xing me Ermalin” gjatë puntatës kur ishte e ftuar Arilena Ara. Asokohe Ermali i bëri këngëtares një lojë gjatë të cilës duhet të puthte 3 djem për të dalluar se kush ishte modeli që ajo kishte puthur në një nga videoklipet e saj. Dhe mes tre të përzgjedhurve për këtë lojë paska qenë edhe Bruno.

Sigurisht ka qenë thjesht një lojë dhe është shoqëruar me batuta e të qeshura. Videoja është publikuar tashmë në rrjetet sociale dhe është bërë virale.

Kujtojmë se në “Për’puthen”, Bruno duket se është bërë pjesë e një trekëndëshi dashurie. Ai fillimisht doli me Mikelën dhe ndonëse në takim u shfaqën shumë të afërt, ata janë përplasur në studio me njëri-tjetrin. Dje u transmetua takimi i tij me Adën, i cili solli debate të shumta mes dy vajzave.


Shtuar 22.09.2021 10:59