Këngëtarja shqiptare e njohur si “Madonna shqiptare”, është rrëfyer në “ABC e Mëngjesit”. Ajo ka folur fillimisht për rikthimin e saj në muzikë pas kaq shumë vitesh. Më pas, ka ndarë edhe detaje nga jeta pritave. Këngëtarja ka zbuluar se është martuar për here të dytë, pasi ish-bashkëshorti e tradhtoi me shoqen e ngushtë.
“Unë kam qënë e martuar më përpara dhe kur erdha në Shqipëri, e nxora në një emision. Edhe ajo që e mori ishte shoqja e ngushtë. Edhe ishte shumë e vështirë, kështu që mos i reklamoni shumë burrat. Kështu që kujdes nga shoqet e ngushta.
Mos besoni shumë se shoqet e ngushta pëlqejnë pikat më të bukura që t’i i ke dhe t’i tërheqin avash-avash. Kështu që bëni kujdes, ose më mirë mbani një shokë të ngushtë. I kapa në flagrancë, duke më tradhëtuar.
Njohja me bashkëshortin aktual ishte shumë natyrale, shumë e bukur. Ishte një njeri i pjekur. Kur të ndodhin këto peripecirat, t’i gjithmonë mundohesh të zgjedhësh një person akoma më të pjekur. Unë e zgjodha, ishte një njeri jo shumë shumë i ri dhe as shumë i vjetër. Kishte një pjekuri, ishim shokë.
Mendoj që kur martohesh me një person, nuk duhet vetëm të shohësh buzët e bukura apo ka një makinë të bukur dhe do të martohem me atë. Absolutisht jo, është më mirë ta kesh thjesht shokë, ta njohi botën, t’ia njohësh dhe me kalimin e kohës rritet dashuria. Unë jam 46-vjeçe, ai është 55-vjeç”, tregoi ajo.