Këngëtarja e njohur shqiptare në zi, humb të ëmën

Këngëtarja e njohur, Arta Bajrami ka humbur të ëmën.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë ajo, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njofton se varrimi do të bëhet sot tek varrezat në Arbëri.

“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi Allahu të mëshiroftë oj Nëna ime 🤍 Varrimi do të bëhet sot në kohën e Ikindisë tek varrezat e Arbërisë në Prishtinë”, ka shkruar Arta.