Reperja e njohur, Tayna, ka njoftuar se kënga “Si Ai” është ri-publikuar në të gjitha platformat, përfshirë edhe në YouTube.
Kënga, sekuencat e së cilës u bënë virale në platformën e TikTok-ut, më në fund është rikthyer në platformat digjitale, pasi u fshi javë më parë nga ish menaxheri i saj.
Pas përplasjeve të shumta në rrjetet sociale, reperja dhe ish-menaxheri i saj njoftuan dy javë më parë se kanë shkëputur përfundimisht bashkëpunimin e tyre, duke u pajtuar që “secili të vazhdojë tutje pa pengesa”.
Tani pas dy javësh, artistja ri-publikoi hitin e saj në të gjitha platformat sikurse Spotify dhe po ashtu edhe në kanalin e saj në YouTube.
Kënga me klip ka grumbulluar qindra mijëra klikime në vetëm pak orë.