Kënga e tij kërcehet në gjithë botën, Don Xhon i kërkon publikisht paratë Tiktok-ut

Freestyle i Don Xhon  mori përmasa të frikshme ndërkombëtare dhe u kthye një sfidë në Tiktok duke u kërcyer nga njerëz të ndryshëm me famë botërore.

Reperi i njohur, Don Xhoni duket se po shijon kulmin e suksesit.

Së fundmi, reperi ka publikuar një foto ku shihet numri i klikimeve të marra nga përdoruesit e këtij aplikacioni, plot 312 milionë dhe gjithashtu iu drejtua me një kërkesë “TikTok-ut”, duke i kërkuar me shaka paratë e tij.

“Tik Tok where is my money?”, ka shkruar Don Xhoni.

Kujtojmë se së fundmi reperi publikoi projektin e parë muzikor për këtë vit, të titulluar “Maffia”. Muzika është realizuar nga producenti Rrzon, ndërsa ‘beat’-i nga: Rrzon, Pllumbi dhe Torch Music. Ndërkohë për tekstin është kujdesur vetë reperi. Klipi i këngës është realizuar në Kosovë nga produksioni Sekuencë Studio.

Shtuar 16.04.2021 08:04